Thomas Strakosha ka qenë i ftuar në një event të “Hauswagen”, konçesionari zyrtar i Volkswagen në Romë.
Portieri i Lazio-s dhe i kombëtares së Shqipërisë është pritur nga familja Cappella, ndërsa në një prononcim për “Lalaziosiamonoi.it”, portieri shqiptar deklaroi:
“A e prisja këtë rritje? As në ëndrrën më të bukur nuk e imagjinoja. Por, kam punuar shumë dhe tani jam këtu. Vazhdoj të punoj shumë, sepse sapo ka filluar ajo që unë kërkoj. Dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat e saj”, deklaroi Strakosha.
Portieri shqiptar, së bashku me Donnarumma-n e Milan-it vlerësohet si një ndër portierët më me prespektivë në Serinë A.
“Është një vlerësim që më motivon më shumë”, tha “gardiani” i Lazios, i cili tregoi edhe për atmosferën që ekziston në dhomat e zhveshjes së skuadrës bardhekaltër “Gjëja më e rëndësishme në skuadër, është grupi. Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe në momentet e vështira. Lidhja jonë vihet re në momentet kur festojmë në fushë, kur fitojmë dhe sidomos kur nuk fitojmë”. /vipsport/
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike