Marouane Fellaini i ka dhuruar fitoren dhe kualifikimin Manchester Unitedit në ndeshjen e luajtur kundër Young Boys në javën e pestë të fazës së grupeve në Champions League.
Ai realizoi një gol të vonshëm, në minutat shtesë, që tani raportohet se preku topin me dorë.Në përfundim të takimit, Fellaini ka thënë për “BT SPort”:
“Ishte momenti i duhur për të shënuar një gol. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe kjo ka qenë gjëja mëe rëndësishme”.“Prekje me dorë? Për mua jo, nëse e kam prekur ka qenë e paqëllimshme”, ka shpjeguar belgu.
“Ky kualifikim do t’i bëjë mirë moralit të ekipit. Tani duhet të jemi gati për Southampton”, ka përfunduar belgu.
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë