Duket se Paul Scholes ka të drejtë, titulli i Premierligës nuk mund të fitohet me Romelu Lukakun në sulm.
Sulmuesi belg po vazhdon të shfaq formë jo të mirë në fanellën e Manchester United këtë sezon, gjë e cila u dëshmua edhe një natë më parë në përballjen kundër Juventusit, ku dyshja Bonucci – Chiellini, bëri që prezenca e tij të mos vërehet në ‘Old Trafford’.
“Unë nuk jam i sigurt nëse United ndonjëherë do të fitojë titullin me një sulmues (Lukaku) sikurse ai”, ka deklaruar Scholes ditë më parë, teksa shihej i zhgënjyer me rezultatet e ish skuadrës së tij.
Kjo deklaratë e Scholes ka filluar të trajtohet edhe në mediet angleze, që shkruajnë për formën e dobët të 25 vjeçarit belg, që verën e vitit 2017 iu bashkua Manchester Unitedit nga Evertoni.
‘DailyMail’ shkruan se Lukaku ka dështuar të shënoi në tetë ndeshjet e fundit të Unitedit, ndërsa hera e fundit kur ai shënoi në ‘Old Trafford’ ishte 31 marsi i këtij viti, në fitoren 2:0 të Manchester United kundër Swansea, skuadër e cila sot garon një nivel më të ulët të garave në Angli.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës