Kujtim Shala ishte futbollisti i vetëm shqiptar që ishte prezent në ndeshjen Dinamo Zagreb – Crvena Zvezda, e cila nga shumëkush konsiderohet edhe si ngjarja e sportit ku nisi lufta ndarjen e Jugosllavisë.
Ish sulmuesi i Prishtinës ka bërë të ditur detaje të lojës së vitit 1990, që eskaloi në rrahje masive ndërmjet lojtarëve edhe me policët, ndërsa shumë tifozë e kishin pushtuar terrenin.
“Me veshje civile dola në terren në kohën kur lojtarët po nxeheshin dhe ‘Bed Blue Boys’ (tifozët e Dinamo Zagreb) filluan të thërrasin emrin tim. Isha mysafir i drejtuesit të radios, Tomici, dhe më kujtohet që në tunel e takova delegacionin e Zvezdës në të cilin ishte edhe Zeljko Raznatovic – Arkan”, rrëfen ish sulmuesi i Dinamos, përcjellë Metro.
“Më besoni, nuk ishte aspak ndjenjë e mirë, kur Arkani na tregoi se në xhaketë në rrypin e tij mbante dy revole. Atë skenë nuk do ta harroj kurrë”, vazhdoi rrëfimin e tij Shala, që nuk kishte të drejtë të luante në atë ndeshje për shkak të suspendimit.
Por ai e vlerëson si fat mosparaqitjen në atë lojë.
“Më dënuan pas lojës në Sarajevë, dhe kur e mendoj, i falënderohem zotit që nuk isha në fushën e lojës. Nganjëherë pyes vetën se si do të reagoja nëse polici do të më godiste me shko, ashtu sic i ndodhi Zvonimir Bobanit”.
“E pashë se si Boban, derisa po e mbronte një bashkëlojtar nga policia brutale, u godit me shkop gume në kokë dhe në shpinë, e natyrisht që e kam parë se si edhe ai e goditi policin. Më vonë kam dëgjuar se polici ishte gati të gjuante (me armë zjarri) Bobanin, andaj kur më kujtohet kjo, më kalon zemërimi”, është shprehur ai.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...