Studiuesit nga universitete të ndryshme janë duke tentuar ta gjejnë nëse futbollistët janë mesatarisht më të gjatë tani sesa kur nisi fillimisht sporti i futbollit.
Nëse vërtetohet që gjatësia mesatare e futbollistëve tani është më e madhe sesa në të kaluarën, atëherë ky do të jetë argument i madh për ndryshimin e madhësisë së portave, transmeton Gazeta Express.
Një studim i përbashkët i universiteteve të Reading, Australisë së Jugut dhe Ohio është duke bërë thirrje ndaj tifozëve të futbollit që t’u ndihmojnë të grumbullojnë të dhëna për gjatësinë e futbollistëve që nga viti 1950.
Përmes këtij kërkimi, studiuesit po tentojnë ta gjejnë edhe nëse njerëzit që janë më të gjatë e kanë pasur një epërsi historikisht në ëndrrën për t’u bërë futbollistë.
“Futbolli modern është një industri globale që vlen miliarda funte në përfitime, por i përdor ende rregullat për porta që janë caktuar në shekullin e 19-të”, ka thënë profesori Adrian Bell.
“Ne besojmë se fiziku i futbollistëve ka ndryshuar me kalimin e kohës, pasi që është vënë një theks më i veçantë në ushtrimet fizike dhe dietat e lojtarëve, si dhe është rritur gjatësia mesatare edhe në popullsi”.
“Por, deri më tani nuk ka pasur asnjë studim përfaqësues serioz për futbollistët profesionistë”.
Portat në futboll kanë mbetur 7.31 metra të gjera dhe 2.44 metra të gjata që nga vitit 1882, kur u bënë shtyllat të detyrueshme nga Federata e Futbollit e Anglisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...