Tifozët e Real Madrid janë të pajtimit që Santiago Solari të mbetet trajner i tyre deri në fund të sezonit.
Santiago Solari ka fituar besimin e tifozëve të Real Madrid, pas suksesit në tri ndeshjet e para në krye të kësaj skuadre.
Në një sondazh të organizuar nga media spanjolle ‘AS’ në versionin e saj online, 82,48 për qind e lexuesve kanë votuar që Solari të mbetet pjesë e skuadrës.
“A duhet të vazhdojë Solari deri në fund të sezonit?”, ishte pyetja e ‘AS’.
Nga 14068 votues, 11603 kanë votuar që Solari të mbetet trajner i Real Madridit, dhe vetëm 2465 e tyre, kanë votuar kundër.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...