Mikel Arteta ka dhënë disa komente lidhur me Shkodran Mustafin.
Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është në pjesën e fundit të kontratës së tij me ‘Gunners’.
Pikëpyetjet janë të mëdha mbi atë nëse skuarda duhet ose jo t’i ofrojë Mustafit rinovimin e kontratës.
Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i cili mes tjerash është shprehur i lumtur me paraqitjet e mbrjotësit.
“Jam vërtetë i lumtur me të (Shkodran Mustafi). Mendoj se mund ta shihni qartë mënyrën se si ai po luan dhe sa i përkushtuar ësthë me atë që ne po provojmë të bëjmë”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.
“Niveli në të cilin po tregon paraqitjet çdo tri-katër ditë… ka qenë konsistent dhe jam i lumtur me të”, ka shtuar spanjolli.
“Jam i lumtur me të. Kjo është punë e klubit që duhet adresuar, por ai e di opinionin tim për këtë”, ka thënë Arteta, i pyetur nëse duhet vazhduar kontrata e Mustafit.
Mustafi një kohë ishte në mesin e më të kritikuarve nga tifozët e Arsenal. Së fundmi, duket sikur situata për të është përmirësuar.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...