Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar se do vazhdojë të jetë në stol.
Sonte (e enjte) Kombëtarja e Kosovës u eliminua nga gjysmëfinalja e ‘play-off’ duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Challandes për Supersport tha se do vazhdojë të jetë në stolin e kësaj skuadre, pavarësisht se është i zhgënjyer.
“Po, në fillim kam thënë se kemi gjasa të jemi në play-off, askush nuk me ka besuar”.
“Mos harroni nuk ishte e lehtë për skuadrën, jam shumë i zhgënjyer, jam trajneri. Kam pasur kënaqësi me këtë ekip, jetoj me këtë ekip dhe jam i gatshëm për këtë ekip”, ishin fjalët e tij.
Kosova pas tri ditëve e pret Slloveninë në “Fadil Vokrri”./arbresh.info.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq