Google ADS

A do transferohet Bruno Fernandes te United, flet trajneri i Sporting

10:02 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i Sporting CP, Jorge Manuel Rebelo Fernandes ka thënë se nuk është në dijeni nëse mesfushori Bruno Fernandes do largohet këto ditë ose do qëndrojë.

Në javën e fundit ka pasur spekulime të mëdha lidhur me transferimin e portugezit te “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Silas ka thënë se dëshiron të mbështet te Fernandes deri në fund të sezonit.

“Nuk e di nëse Bruno Fernandes do qëndroj apo largohet por do të doja të mbështetem deri në fund të sezonit. Është lojtar ndryshe, sheh gjëra që nuk mund ti sheh askush. Çdo klub do të vuajë nëse e humb”

Fernandes këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme