Levante ka siguruar matematikisht qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm ndërkohë që këtë javë do të përballët me Barcelonën.
Pjesë e skuadrës së Levantes, janë edhe dy shqiptarë, ku Armando Sadiku i Kombëtares luan përkrah Enis Bardhit i cili mbron ngjyrat e Maqedonisë.
Në një prononcim për mediat spanjolle, Enis Bardhi ka folur në kuadër të ndeshjes ndaj Barcelonës, duke u shprehur se skuadra po e përgatit mirë ndeshjen për të marrë një rezultat pozitiv, pasi ka treguar se nuk i trembet askujt deri tani. Ai ka folur edhe në lidhje me golat e shënuar nga goditjet e dënimit, të cilat i konsideron si specialitet të tij.
Ne po tregojmë se mund të fitojmë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Jemi lojtarë të njëjtë si më parë, por kemi ndryshuar shumë në mendime dhe ide. Ekipi ka besim dhe dihet që besimi është shumë i rëndësishëm në futboll dhe në fund arrin të marrësh shumë pikë. Kjo ishte ajo që skuadrës sonë i mungonte më herët. Kemi kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, duam të japim gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv.
Golat? Unë nuk mendoj për asgjë, përveç faktit që skuadra të arrijë rezultate të mira. Nëse duhet apo jo që t’i ekzekutoj unë goditjet e dënimit, nuk është në dorën time por unë mund të them se është diçka që di ta bëj shumë mirë. Jam i lumtur që ndihmoj ekipin me gola dhe të arrijë më shumë pikë. Pa shokët e skuadrës, as unë nuk do të arrija shënoja shumë gola”, u shpreh Enis Bardhi, raporton VipSport.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...