Pep Guardiola ka dhënë një përditësim të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e tij te Manchester City para fillimit të sezonit të ri në Premier League.
Kontrata e trajnerit spanjoll skadon në qershor të vitit 2025 dhe ka pasur spekulime se ai mund të vendosë të largohet nga ‘Etihad Stadium’ sapo të përfundojë kjo marrëveshje, transmeton Arbresh.info.
Në ditët e fundit, Guardiola është përfolur se do të emërohet selektor i kombëtares së Anglisë, pasi Federata Angleze e Futbollit po shqyrton mundësinë e emërimit të një trajneri të përkohshëm, duke e pasur si opsion që Guardiola të marrë drejtimin verën e ardhshme.
53-vjeçari do të mbushë nëntë vite në krye të City-t deri në vitin e ardhshëm, një vit më shumë se Jurgen Klopp që u largua këtë verë nga Liverpooli.
“The Guardian” ka raportuar se Guardiola do të marrë kohë për të bërë të ditur vendimin e tij përfundimtar, një gjë që klubi është i gatshëm ta pranojë pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, gjatë një konference për shtyp në Amerikë, Guardiola ka dhënë shenja se mund të ketë marrë tashmë vendimin e tij.
“Nëse ju pëlqen ajo që bëni, pse duhet të ndaloni? Më pëlqen po aq shumë si në ditën kur më morën në punë. Prandaj, le të vazhdojmë”, ka thënë Guardiola.
Nëse Guardiola nënshkruan një kontratë të re, kjo do të ishte një goditje e rëndë për pjesën tjetër të ekipeve në Ligën Premier, pasi City ka fituar katër titujt e fundit në Angli nën drejtimin e tij.
Përveç suksesit në kampionat, ‘Qytetarët’ tashmë kanë fituar gjithashtu një titull të Ligës së Kampionëve. /Arbresh.info
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...