A do të qëndroj Cristiano Ronaldo në Real Madrid? Bale thotë se nuk e di

09:34 | 18 Korrik 2017
Arbresh Info

Gareth Bale nuk e di nëse Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Real Madrid, por shpreson që të jetë në pranë superyllit portugez sërish sezonin e ardhshëm.

Fituesi i Topit të Artë është zbuluar muajin e kaluar që ka kërkuar largimin nga Madridi pasi nuk ishte i kënaqur me trajtimin e padrejtë nga prokurorët spanjoll pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë eurove, transmeton portali arbresh.info. Këto akuza janë mohuar në një deklaratë nga Gestifute, kompania menaxhuese prapa sulmuesit.

Ronaldo, i cili është kërkuar për rikthimin në Manchester United, ka qëndruar i heshtur rreth të ardhmes së tij por mbetet të shihet nëse golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Real Madrid do të jetë pjesë e skuadrës së Zinedine Zidanes në fillim të sezonit të ardhshëm.

Bale shpreson që kjo të ndodhë, por insiston se nuk është në dijeni se çfarë do të bëjë bashkëlojtari i tij, i cili nënshkroi kontratë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

I pyetur nëse mendon që Ronaldo dëshiron të largohet, Bale tha për gazetën spanjolle ‘Marca’: “Nuk lexojë asgjë, nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë. Shikoi, unë dje e kuptova që Romelu Lukaku ka nënshkruar për Manchester United. Me të vërtetë nuk e di. Ju duhet të pyesni atë”

Por, nëse Bale dëshiron që Ronaldo të qëndroj në Bernabeu, ish sulmuesi i Tottenhamit u bë më i qartë duke thënë: “Sigurisht, ne kemi fituar tituj, ne kemi kaluar mirë së bashku, ne nuk duam të ndryshojë asgjë”.

Bale dhe Ronaldo kanë qenë bashkëlojtarë që nga viti 2013 dhe ata ishin pjesë e skuadrës së Madridit që fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin në La Liga sezonin e kaluar./arbresh.info

Të ngjashme