Iker Casillas ka mohuar raportimet se do tërhiqet nga futbolli pasi pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjeve me Porton muajin e kaluar.
Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës pësoi një infarkt miokardi më 1 maj dhe iu nënshtrua një operacioni urgjence përpara se të kthehej në shtëpi pesë ditë më vonë.
Raportet në Portugali pretenduan se Casillas do të njoftojë pensionimin të enjten [sot], me portierin që thuhej se po merr një rol në bordin e drejtuesve të Portos, përcjell lajmi.net.
Por 38-vjeçari tregoi se mediat kanë dhënë një lajm të pavërtetë sepse ai ende duhet të konsultohet me ekspertët mjekësor nëse do mund të luajë përsëri futboll.
“E njëjta gjë si kjo cicërimë një muaj më parë, përveç pjesës së kontrollit mjekësor me doktorin”, shkroi Casillas në Twitter, duke iu referuar një mohimi të mëparshëm që bëri për daljen në pension.
“Më shumë se çdo gjë, sepse unë kam atë[kontrollin] nesër”, shkroi ai në Twitter, duke konfirmuar se nesër do merret vesh gjithçka për të ardhmen e tij.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...