Bayern Munich i Thomas Tuchel sot e pret një mision tepër i vështirë. ‘
Bavarezët’ duhet të përmbysin avantazhin prej 3-0 në favor të Manchester City-t për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Trajneri i gjigantit gjerman, është i vetëdijshëm se përmbysja ndaj skuadrës angleze, do të jetë e vështirë, megjithatë, Tuchel beson së skuadra e tij, mund të bëjë një gjë të tillë.
“Mungesa e vazhdimësisë është konstante këtë sezon, edhe brenda një ndeshjeje të vetme dhe kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë. Tani me City-n, pas disfatës 0-3 në ndeshjen e parë, ne duhet të luajmë sa më mirë, me shpirtin e duhur, me shpresën se episodet do të jenë të favorshme për ne, diçka që nuk ndodhi në ndeshjen e parë ku u ndëshkuam ashpër në disa raste. E dimë që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Shpresoj që publiku të na ndihmojë duke i dhënë energji ekipit”, ka thënë Tuchel në konferencën për medie.
Ndërkaq, homologu i Tuche, Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t, ka thënë se nuk është lehtë të luash kundër ‘Bavarezëve’, sepse sipas tij, nëse je pak pasiv Bayerni din të bën të vuash. Megjithatë, strategu spanjoll shpreson se të besuarit e tij edhe në duelin e nesërme do të luajnë si në ndeshjen e parë.
“ E di si është të luash kundër Bayernit. Nëse je pak pasiv, vuan. Duhet të shohim nëse mund të luajmë si në shtëpi dhe të tregojmë guxim të madh për të imponuar lojën tonë. Ndonjëherë këto konflikte janë të nevojshme për të bashkuar ekipin, jam i sigurt, sepse ato nuk do të jenë një dobësi ndaj nesh, por një forcë”, ka theksuar Guardiola.
Ndeshja Bayern-City luhet nesër dhe fillon në orën 21:00./rtk
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...