Google ADS

A do të ndikojë vendimi i qeverisë britanike në ndeshjen Man City – Real Madrid?

23:04 | 25 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Përballja e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester City do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar, pavarësisht masave të reja të vendosura rreth COVID-19.

Qeveria britanike ka vendosur masa të reja për gjithë udhëtarët nga Spanjë, duke i vendosur në karantinë 14 ditore.

Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ndeshja e dytë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid mund të zhvillohet siç është planifikuar.

Por The Sun raporton për përjashtimet e njoftuara për pjesëmarrësit në ngjarje të mëdha sportive, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e dytë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid do të luhet në fillim të muajit gusht.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka fituar ndeshjen e parë në Bernabeu me rezultat 2:1./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme