Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se duhet të pres deri nesër për të vendosur nëse Granit Xhaka dhe Laurent Koscielny mund të luajnë kundër Napolit.
Gjiganti nga veriu i Londrës luan nesër në kuadër të çerekfinales në UEFA Evropa Ligë kundër skuadrën italiane, transmeton portali arbresh.info.
Të dy lojtarët kanë qëndruar jashtë fushës si pasojë e lëndimeve që nga muaji mars.
Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Emery tha:
“Ne do të vendosim nesër rreth Xhakës dhe Koscielnyet. Nesër ne do të vendosim”
“Topçinjtë” janë duke llogaritur në eksperiencën e dhes për t’i ndihmuar ata të mposhtin skuadrën e frikshme të Napolit nën udhëheqjen e fituesit të Ligës së Kampionëve – Carlo Ancelottit./arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...