A do të largohet Mbappe nga PSG në Janar?

10:09 | 26 Dhjetor 2023
KRG

Kylian Mbappe raportohet se nuk e ka ndermen të largohet nga klubi i sheikëve, Paris Sain-Germain.

Ylli frances, është përfolur  se do të largohet nga PSG-ja në afatit kalimtar dimëror, shkruan Arbresh.info.

Sipas “L’Equipe” kapiteni Francës dëshiron të qëndrojë në “Parc des Princes” deri në fund të sezonit, duke përjashtuar kështu mundësinë e largimit muajin e ardhshëm.

Ndërsa ekziston besimi se Mbappe do të përfundojë një kalim në “Santiago Bernabeu”, ai ka ende opsionin për të aktivizuar një zgjatje një-vjeçare në kontratën e tij me PSG-në.

Mbetet të shihet se cili do të dejtë vendimi i fituesit të Kupës së Botës, për karrierën e tij. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme