Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e mbrojtësit anësor, Kyle Walker, i cili është lidhur me një largim nga Etihad këtë verë.
Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp për situatën e skuadrës dhe ulje-ngritjet e mundshme në klubin anglez.
Duke iu referuar situatës së Walker, ai konfirmoi dëshirën e tij për ta pasur ende në skuadër ylli anglez.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai ka një cilësi të veçantë. Është një futbollist i pazëvendësueshëm”.
“Klubet janë në kontakt, ne do të luftojmë që ai të qëndrojë në klub”, ka thënë Guardiola.
Edhe shoku i tij i skuadrës, Ruben Dias, gjithashtu ka folur për Walker, duke thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij.
“Nëse ai qëndron në ekip, ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i rëndësishëm. Nuk më takon mua të flas për këto çështje, por mendoj se lojtarët, tifozët dhe stafi teknik duan që ai të qëndrojë”.
“Çdo vendim që ai merr duhet të respektohet”, ka thënë Dias.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç