A do të jetë ‘qershia mbi tortë’ Euro 2024 për Carvajalin këtë sezon?

18:46 | 10 Korrik 2024
D.H

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Real Madridit dhe Spanjës, Dani Carvajal ka zhvilluar një super sezon me klubin dhe kombëtaren.

Gjatë këtij sezoni ai ka pasur suksese të mëdha me klubin e Real Madridit duke arritur të fitoj Champions Leaguen, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, shkruan Arbresh.info.

Përveç sukseseve me klubin, ai pati edhe performanca individuale të shkëlqyera.

Carvajal shënuar edhe në finalen e Champions League ndaj Dortmundit e po ashtu u shpall njeriu i ndeshjes në atë finale.

‘Qershia në tortë’ për Carvajalin këtë sezon do të ishte triumfi në Euro 2024 të dielën mbrëma.

Spanjolli me 14 korrik luan finalen e Euro 2024 ndaj fituesit të gjysmëfinales së dytë ndërmjet Holandës dhe Anglisë.

Gjatë tërë sezonin mbrojtësi anësor ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime me klubin dhe kombëtaren e tij./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme