Reece James duket se po e çon lojën e tij në një nivel tjetër këtë sezon.
Mbrojtësi anësor i Chelseat është dashur të jetë i durueshëm për të pasur një seri startesh nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Ai tashmë është një nga emrat e parë në skenën e ekipit. Krahas Ben Chilwell, “i diplomuari nga akademia” e Chelseat është forca kryesore sulmuese e ekipit e cila momentalisht prinë në renditjen tabelare të Premier League. Mbrojtësit e krahut po ofrojnë kreativitet dhe një kërcënim direkt për gol. Ekzison një argument se ata janë çifti më i mirë në ligë bazuar në formën e tyre aktuale.
Në nëntë ndeshje në Premier League, James ka kontribuar me katër gola dhe katër asisitime. Ai ka një kontribut mesatar për gol çdo 68.9 minuta, që është një shifër e jashtëzakonshme për një mbrojtës krahu. Nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të mbajë këtë shkallë të golave dhde asisitimeve, po shifrat e tij themelore tregojnë se ai është një nga lojtarët më kërcënues në çdo pozicion.
Trent Alexander-Arnold ka qenë mbrojtëis më kreativ në vitet e fundit. Megjithëse James nuk ka gjasa të ofrojë të njëjtin nivel kërcënimi krijues, formacioni i Chelseat e lejon atë të jetë një kërcënim shumë më i madh për golin. Tuchel inkurajon mbrojtësi e tij të krahut që të futen në zonë dhe të gjuajnë. Ndërkohë, Alexander-Arnold ka më shumë gjasa të qëndrojë në krahun e djathtë ose në gjysëm hapsirë. Kërcënimi i tij për golin vjen kryesisht nga gjuajtjet nga distanca dhe goditjet e lira direkte.
Në moshën 21-vjeçare, anglezi po përparon me shpejtësi teksa forcon një vend në ekipin e parë të Chelseat. Por, a do të jetë debati i mbrojtësve më i madh se ai i Lampard dhe Gerrard gjatë viteve 2000?
Të katër kanë pasur fillime të shkëlqyera të sezonit në vetvete. James ka rikthimet më sulmuese deri më sot, por siç u sugjerua më lart, ka pasur pak fat për këtë. Megjithatë, ai po shfaqet si një konkurrent i vërtet i Alexander-Arnold si mbrojtësi më i mirë sulmues krahu në ligë.
Pavarësisht se James i është dhënë nëj rol që e përfshinë atë të futet më shpesh në zonë, ai është vetëm pa përpara Alexander-Arnold për sa i përket statistikave të fundit.
Kjo është një epokë e artë për mbrojtësi e krahut në Premier League, me katër nga më të mirët që tregojnë jë qëndrueshmë në sulm që nuk është parë prej vitesh. Për një periudhë, Liverpool ishte në krye në këtë pozicion. Edhe pse ata kanë më të mirën për sa i përket numrave themelorë, Manchester City dhe Chelseat tani kanë asetet e tyre të mëdha.
Për sa i përket Reece James, mund të thuhet e ai është më i kompletuari nga të katër. Mbrojësi i djathtë i Chelsat ka një profil fizik unik, i aftë për të ngacmuar sulmuesit kundërshtarë dhe për të dominuar në ajër. Kjo është arsyeja pse ai është përdorur ndonjëherë si qendërmbrojtës i djathtë.
Nëse ai ruan shifrat e tij themelore dhe ruan vendin e tij në ekipin e Chelseat, krahasimet me Alexander-Arnold do të bëhet vazhdimisht. Mund të jetë debati tjetër i madh në Angli, pas debatit Steven Gerrard kundër Frank Lampard në vitet 2000. Duket me vend që dyshja të luajë për të njëjtat klube./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...