Challandes e vlerëson këtë super sfidë, derisa foli edhe për taktikat që do përdorë në ndeshje.
“Është e vështirë të luash kundër tyre, ekip që dëshiron të mbajë topin dhe kjo u pa kundër Suedisë, kur patën 76 për qind të posedimit të topit, por Suedia fitoi përballjen. Për Kosovën dhe skuadrat e tjera duhet të luhet me mbrojtje të fortë. Duhet të tregohet mbrojtje shumë e mirë, pastaj përmes ndonjë kundëraksioni të provojë. Për ne është shumë e vështirë të kërkojmë fitoren ndaj Spanjës, por nëse thomë se do jetë e pamundur, atëherë do ishte budallaki”.
“Në përballjen ndaj Spanjës nuk mund të bëjmë çfarë të duam, nëse duam të jemi ofensivë, nuk do mundemi pa posedimin e topit, gjë që nuk e lejon Spanjën. Në disa aksione do provojmë të sulmojmë, por e kemi të qartë se asnjëherë nuk do jetë e lehtë. Është shumë e vështirë sepse spanjollët nuk e lejojnë posedimin. Nuk do flas për taktikën sepse nuk do them nëse do jemi ofensivë apo defensivë. Spanja është bindshëm me kualitet me të fortë qoftë në sulm ose mbrojtje”, deklaroi fillimisht në konferencë për shtyp.
Rashani mungoi ndaj Greqisë shkaku i lëndimit, Bekaj doli pozitiv me COVID-19, derisa Berisha pësoi një lëndim në momentet e fundit.
“Bekaj është pozitiv nuk ka shanse. Rashani dhe Berisha do provojnë të stërviten tani, pastaj do vendosim se çfarë do ndodh”.
“Nuk do jetë e lehtë, sepse kemi mungesën e Kastratit dhe Halimit që janë të suspenduar, por duhet të shihet situata e Valonit dhe pastaj të marrim vendimet e duhura”, përfundoi ai.
Përballja mes Kosovës dhe Spanjës do zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...