Google ADS

 Kosova merr barazimin e tretë radhazi

19:42 | 16 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kosova nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në kualifikimet për kampionatin Evropian 2024.

“Dardanët” barazuan me rezultat 0:0 me Rumaninë në “Fadil Vokrri”.

Kosova dominoi pjesën e parë, raporton Arbresh.info.

Por, pavarësisht rasteve nuk arrti të gjej golin.

Vedat Muriqi, pati një rast në fillim të ndeshjes, por i vetëm me portierin kundërshtar, Moldovan, gjuajti jashtë.

Raste për Kosovën patën edhe Rashica e Muslija.

Në fillim të pjesës së dytë Alian Giresse zëvendësoi Rashicën me Edon Zhegrovën, i cili ishte në dyshim për këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

Zhegrova ia dhuroi Kosovës epërsinë, por goli u anulua pasi Bersant Celina ishte në pozitë jashtë loje.

Muriqi pati rastin ideal në minutat shtesë të ndeshjes, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Rumania rrezikoi në fund, por goditjet e tyre u ndalën nga Aro Muriçi.

Në tri ndeshje të zhvilluara, Kosova ka tri pikë, ndërsa Rumania shtatë sosh, duke i duke i lënë “Dardanët” në pozitë mjaft të vështir për kualifikim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme