90 minutat e finales së Conference League nuk prodhojnë fitues, ndeshja shkon në vazhdime

23:05 | 29 Maj 2024
D.H

Ka përfunduar pa gola koha e rregullt në finalen e Conference League mes Olympiacosit dhe Fiorentinës.

Në pjesën e parë, shënoi në minutën e nëntë përmes Cristiano Biraghit, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 22-të, skuadra nga Serie A kishte një tjetër rast të artë, por kësaj here Giacomo Bonaventura nuk arriti të mposhtë Konstantinos Tzolakis.

Rastin e parë serioz për Olympiacosin e krijoi Daniel Podence në minutën e 25-të, por portieri i Fiorentinës ishte i vëmendshëm.

Ishte një dominim i lehtë nga Fiorentina në 45 minutat e parë, por që kishte shumë gabime në fazën e sulmit.

Edhe në pjesën e dytë të lojës nuk pati gol dhe finalja shkon në vazhdime.

Nëse nuk ka gol as pas 30 minutave të vazhdimeve fituesi i Conference League vendoset në penallti./Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme