Google ADS

Kroos njofton pensionimin nga futbolli pas Euro 2024

13:07 | 21 Maj 2024
D.H

Mesfushori i Real Madrid dhe Gjermanisë, Toni Kroos ka njoftuar se pas Euro 2024 do tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, magjiku gjerman ka njoftuar pensionimin pas Evropianit, shkruan Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë i Kroosit:

“Siç kam thënë gjithmonë: Real Madrid është dhe do të jetë klubi im i fundit”.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jetën time si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Nuk do ta harroj kurrë kohën e suksesshme! Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas kampionatit evropian”.

“Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhja vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor: a por la 15!!! HALA MADRID Y NADA MAS!”, ka shkruar gjermani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

Toni Kroos ka një karrierë të pasur duke fituar gjithçka çfarë fitohet në nivel klubesh, teksa është edhe kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014.

Trofeu i vetëm që i mungon në sirtarin e tij është Evropiani me Gjermaninë, që do të synoj t’a fitoj në tokën gjermane këtë vit.

Ky do të jetë edhe eventi i fundit i Kroosit me një karrierë të lavdishme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme