Në vazhdën e investimeve të shumta nëpër komunat e Kosovës, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, qëllimi i të cilit është përkrahja financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit në Viti”.
MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa Komuna e Vitisë 200 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u shprehën se ky investim, ka një rëndësi të madhe për këtë komunë, sidomos për sportistë e saj, njofton MKRS.
Shala dhe Haliti më tej e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, edhe në projekte tjera të rëndësishëm, të cilat, siç u tha, me finalizimin e tyre, do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve më të mira për sportin dhe kulturën në këtë vend.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...