Viti 2016 ishte vit historik për futbollin kosovar, pritjes së madhe i erdhi fundi, futbolli kosovar do të jehojë në të gjithë botën, yje të futbollit kosovar do të mund të jenë përfaqësues të shtetin të tyre amë, duke qëndruar para tifozëve të zjarrtë të shtetin të Kosovës.
Pas anëtarësimit të FFK-së në shtëpinë e futbollit evropian, UEFA, më 3 maj, koha ishte që të pranohen edhe në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, në FIFA.
Në kongresin e 66-të e zhvilluar në Meksikë më 13 maj të vitit 2016, Kosova arriti t’i marrë 141 vota për anëtarësimin, nga 164 vota valide, duke u bërë zyrtarisht anëtarja më e re e FIFA-s në atë kohë.
Pas këtij pranimi, Kosova ushtroj të drejtën që të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror “Rusia 2018”.
Mirëpo si ishte gjendja deri në anëtarësimin e Kosovës dhe cilat ishin prapaskenat, Arbresh.info ka hulumtuar arkivat e mediumeve të ndryshme, duke e bërë një përmbledhje totale për këtë event historik.
Telashet dhe problemet të natyrave të ndryshme kishin filluar të shfaqeshin. Ekipa e delegatëve të Kosovës me në krye kryetarin e atëhershëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, rrezikonin që mos të udhëtonin në Meksikë për pjesëmarrje në Kongresin e FIFA-s, ku do të votohej anëtarësimi i Kosovës.
Kjo pasiqë shteti i Meksikës nuk e njihte Kosovën si shtet dhe udhëtimi për në kontinentin amerikano latin, ishte shumë vështirë të ndodhej.
Ishte një problem i madh që u shfaq në kohën më të keqe të mundshme për ekipin e delegatëve nga Kosova, andaj duhej intervenenca nga zyrtarë të lartë botëror.
Ka qenë pikërisht kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Meksikës që ia kanë mundësuar hyrjen në shtetin meksikan Vokrrit dhe ekipit kosovar që të merrnin pjesë në kongresin e 66-të të FIFA-s.
FIFA konfirmoj se rasti i pranimit të Kosovës do të jetë në pikën e 15-të të Kongresit të 66të të tyre.
Kongresi i FIFA-s e ka aprovuar pikën 5, respektivisht aprovimin e agjendës, që nënkupton se me këtë rast i është hapur rruga pranimit të Kosovës në FIFA-s e cila ishte pika 15.1.
Kryetari i atëhershëm i FFK-së, legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka folur në kongresin e FIFA-s, i cili me mirëkuptim të plotë nga të gjithë anëtarët, kërkojë nga ta që të votojnë pro që Kosova të bëhet anëtare e FIFA-s.
Vokrri, nuk la pa përmendur edhe vitin 1991, ku tha se tanimë Kosova është ndarë nga shteti serb, ndërsa i informojë të pranishmit se shteti kosovar zhvillon ndeshjet e ligave si dhe kampionatet me standarde të FIFA-s.
“Presidenti i FIFA, delegatë dhe presidentët e shteteve tjera. Dua të falënderoj këshillin e FIFA-s që ka futur Kosovën në pikë të rendit për pranim. Presim që Kosova t’i lejohet të marrë pjesë në kualifikimet për botëror”.
“Jemi ndarë nga Serbia në vitin 1991. Kemi organizim të mirë të kampionatit dhe Ligës . I mbajmë kampionatet me standarde dhe statuse të FIFA-s. Kemi vazhduar të luajmë ndeshje miqësore me Hiatin, Turqinë, Shqipërinë, Senegalin, Omanin”.
“Kemi luajtur me shtete dhe federata që kanë pranuar të luajnë me Kosovën”
“Kosova është pjesë e komiteti ndërkombëtare olimpik dhe është vetëm futbolli që nuk është pranuar. Menaxherët dhe ambasadorët kanë një traditë të mirë të organizimit të futbollit”
“Kosova është duke u munduar që ta bëjë marrëdhënie të mira për të gjithë. Lë të jetojmë me futbollin” – ishin fjalët e Vokrrit gjatë kongresit së 66-të të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Legjendari Vokrri, poashtu ua bëri me dije se tanimë atëkohë, Kosova ishte pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.
Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA. Pas Vokrrit delegatëve iu drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino theksoi se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës duke mos lënë “udhë” për delegatët serb që të fillojnë kundër fjalime ndaj anëtarësimit të Kosovës në FIFA.
Pas fjalimit të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, erdhi edhe reagimi i delegatëve serb, të cilët nuk u ndalnin së bëri fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës.
Zëvendës presidenti i Federatës së futbollit serb, Zhelko Kojiq, para votimit, ka thënë se Serbia ka dyshime të bazuara lidhur me ligjshmërinë e vendimit për pranim të Kosovës në UEFA dhe e kundërshton atë., ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të FIFA-a që të mos votojnë për pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur për vendet e pazhvilluara.
Ai ka deklaruar se FIFA do t’i ndihmojë vendeve të pazhvilluara në infrastrukturë dhe në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova.
“Ne jemi për futbollin dhe me futbollin. Do t’i ndihmojmë të gjitha vendeve që janë të pazhvilluara”.
“Ato vende që kanë infrastrukturë të dobët do t’i ndihmojmë për ta rregulluar atë pasi jemi për futbollin” – kishte deklaruar Infantino.
Pasi u bë pjesë e UEFA-s, një tjetër hap i rëndësishëm u hodh me Këshillin Drejtues të FIFA -s, që i kërkoi Kongresit të zgjidhë pozitivisht kërkesat e Kosovës si dhe shtetit të Gjilbratarit.
Problemi më i madh ishte ajo e lojtarëve që do të duan të luanin për shtetin e Kosovës. Atë kohë, flitej se yje të futbollit evropian, si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në rast pranimi, do të lënë Kombëtaren zvicerane dhe do të jenë përfaqësues të shteti të tyre amë, Kosovës.
Shtëpia e futbollit evropian, i kërkonte një mendim të specializuar FIFA -s në Kongresin e 3 Majit, por në FIFA këtë do ta vendoste Komiteti i Statusit të Lojtarit.
Shteti i vetëm që kishte frikë nga ky anëtarësim në atë kohë, ishte Zvicra, pasiqë shumë yje që luanin me fanellën e Kombëtares së tyre, do të largoheshin, andaj më 3 maj të vitit 2016 në votimit e Kosovës për të qenë anëtare e UEFA-s, Zvicra vendosi të votoj kundër.
Propagandat e shumta nga mediat serbe, kishin mbuluar internetin.
Njëra ndër mediat më të spikatura serbe, B92, kishte shënuar se Kosova në mënyrë ilegale u pranua në UEFA, duke e cilësuar shtetin kosovar si krahinë të tyre.
Ndërsa gënjeshtrat nuk u ndalën, ku gjatë ditës së kongresit të FIFA-s, raportonin se pika për anëtarësimit të Kosovës, do të largohet nga programi.
Votimi kishte përfunduar, Prej 205 votave, sa ka qenë totali i tyre në Kongresin e 66-të të FIFA-s, që është mbajtur në Meksikë, 141 kanë shkuar në favor të Kosovës.
Kjo datë, ishte historike për futbollin kosovar.
Kosova tanimë do të tregonte se çfarë “superfuqie” është në futboll, do t’i tregonte botës së cilët janë kapacitetet e tyre.
Vokrri: “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne!”
Pas numërimit të votave ku Kosova arriti që të bëhet anëtare, fjalën e mori legjenda Fadil Vokrri në emër të FFK-së.
Vokrri ishte shprehur se kjo datë është shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës.
“Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit” – kishte thënë Vokrri.
Pas fjalimit të tij, Vokrri zyrtarisht pranoi emblemën e FIFA-s nga Infatino.
Menjëherë pas publikimit të rezultatit të votimit në Konferencën e FIFA-s, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, tani president i kësaj federate, Agim Ademi, kishte thënë se ky është një moment i gëzueshëm për Kosovën dhe futbollin e saj.
Por, e veçanta e këtij momenti, sipas tij, është se 86 përqind e anëtarëve të FIFA-s kanë votuar për Kosovën.
“Krejt kjo tregon që është mbivotuar një e padrejtë që i është bërë Kosovës deri më tani dhe realisht është shpërblyer një drejtësi paksa e vonuar, pasi nuk janë pak 25 vjet në geto…dhe ne do t’ia shpërblejmë me punë, angazhim dhe rregullsi, në të mirë të futbollit të Kosovës…dhe do të jetë e bindur edhe vetë FIFA dhe të gjithë ata delegatë që kanë votuar për pranimin e Kosovës”, kishte thënë Ademi.
Pas anëtarësimit të Kosovës, mediat botërore u kapluan me lajmin e shumë pritur.
Media si BBC, CCN, The News Yourk Times, e shumë media të mëdha botërore, vërshuan me tituj bombardues dhe me lajme për anëtarin më të ri të shtëpisë së Futbollit botëror.
Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë, tanimë Kosova shënon 8 vite si anëtarë e FIFA-s, ku drejtësia erdhi në ven, fitoj futbolli kosovar dhe shteti jonë tani është e barabartë me të gjitha shtetet e botës.
Që nga data 13 maj e vitit 2016, Kosova shënoi suksese të mëdha në futboll, duke arritur që shumë klube të tyre të marrin pjesë në gara të ndryshme evropiane, njëkohësisht duke u përfaqësuar shtetin në kualifikimet për Kampionate Botërore si dhe evropiane.
Tani, ëndrra e madhe që ëndërrojnë të gjithë futbolldashësit si dhe vetë lojtarët e futbollit kosovar, është që të shohin Kombëtaren e Kosovës, në një Kampionat Evropian apo edhe në një Kampionat Botëror. /Arbresh.info
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...