Ishte shumë afër të ishte një ndeshje briliante për Chelsea, por një gol i vonshëm i Barcelonës, bëri që kjo natë të ketë tjetër përfundim.
Pas një super ndeshje të Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge, arbresh.info sport do të ju sjellë detajet e disa incidenteve që ju kanë ikur.
Blutë e Londrës tetë ndeshje pa humbje
Chelsea ka vazhduar rekordin e mirë ndaj Barcelonës, duke shkuar në tetë ndeshja pa humbje ndaj Barcelonës. (2 fitore, 6 barazime).
Këto dy skuadra nuk janë takuar që nga prilli i vitit 2012, kur Chelsea kishte fituar me rezultat të përgjithshëm 3 – 2.
Mbetet të shihet se a do të vazhdojë ky rekord i mirë i Chelsea, edhe në muajin tjetër në ndeshjen e kthimit.
Rekordi i dobët i golave si mysafirë i Barçës
Barcelona ende nuk ka shijuar humbjen si mysafirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por nuk ka shënuar edhe shumë gola.
Në fakt, asnjë lojtarë i Barçës nuk ka shënuar në ndeshjet jashtë ‘Nou Camp’ në këtë sezon, por kjo përfundoi kur Messi shënoi mbrëmë kundër Chelsea.
Barcelona ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit si mysafirë në Ligën e Kampionëve, para ndeshjes me Chelsea.
Messi më në fund i shënon Chelsea
Lionel Messi iu ka shënuar pothuajse të gjithëve, dhe mandje iu shënon shumë.
Megjithatë, jo edhe skuadrës së Chelsea.
Messi ka luajtur 731 minuta kundër Chelsea në Ligën e Kampioënëve, pa iu shënuar gol. Kjo nuk i ka ndodhur me asnjë skuadër tjetër, pa iu shënuar.
Kjo histori, ndryshoi duke iu falënderuar gabimit të, Andreas Christensen, dhe një pasimi të bukur të Iniestas.
Pritja e Suarezit vazhdon….
Përderisa, Messi e ‘theu mallkimin’ e tij kundër Chelsea, forma e Luis Suarezit në Ligën e Kampionëve lë për të dëshiruar më shumë.
Suarez ka dështuar të shënojë gol në 881 minutat e zhvilluar në LK, dhe është ecuria e tij më e dobët në këtë garë. Goli i tij i fundit është në mars të vitit 2017, kundër PSG.
Uruguaiani ‘shpërtheu’ ndaj gjyqtarit të katërt të takimit
Suarez nuk ishte i lumtur me vendimin e gjqytarërve, kur kërkesa e tij për penallti nuk iu aprovua, dhe reagimi i tij ishte i ashpër dhe i çartë.
Ai besonte se ishte penguar nga Antonio Rudiger dhe filloi të akuzonte ashpër gjyqtarët.
Suarezi nuk e fitoi penalltinë – i gjithë ai kundërshtim përfundoi me karton të verdhë, dhe ndoshta goli i Messi disa minuta më vonë, i ka ndihmuar të qetësohet.
Messi këpucat me emrat e djemve të tij
Superylli argjentinas besimin e tij e kishte vendosur te më të afërmit e tij, për ta ndihmuar të shënojë kundër Chelsea.
Messi mbathi këpuca me dizajn të veçantë, në të cilat kishte të vendosur emrin e bashkëshortes, Antonella, dhe emrat e djemve të tij.
Legjioni i të huajve në Chelsea
Më 24 dhjetor të vitit 1999, Chelsea u bë ekipi i parë anglez që nuk kishte asnjë futbollistë britanez në formacionin startues.
Kjo u përsërit të martën, pasi për herë të parë në Ligën e Kampionëve në fazën e eliminimit direkt, Chelsea vendosi njëmbëdhjetë lojtarë në fushë, të cilët ishin të huaj (asnjë anglez).
Gary Cahill, Danny Drinkëater dhe Callum Hudson-Odoi ishin në bankën rezervë, iu ishte mbetur legjionit të futbollistëve të huaj të përfundonin misionin.
Ancelotti, Beckham dhe Martinez ishin të pranishëm në Stamford Bridge
Kur takohen dy gjigant të futbollit evropian si Chelsea dhe Barcelona, interesimi i është i madh nga të gjithë.
Ish kapiteni i Anglisë, David Beckham, ishte i pranishëm së bashku me familjen e tij, duke e mbështetur Chelsea.
Të pranishëm ishin edhe tre trajnerët e njohur, Carlo Ancelotti, Roberto Martinez dhe Paul Clement. /arbresh.info/
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut