Cristiano Ronaldo ka arritur numrin prej 700 golave me golin nga pika e bardhë të shënuar mbrëmjen e sotme (e hënë) kundër Ukrainës.
Superylli i Portugalisë ka realizuar për 1 me 2 në takimin si mysafirë kundër Ukrainës në stadiumin Olimpiyski në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/b3naldo7/status/1183838732677308416
Andriy Yarmolenko (27′) dhe Roman Yaremchuk (6′) ishin dy autorët e golave për skuadrën nikoqire.
Sidoqoftë, Ronaldo ngushtoi disavantazhin e kombëtares së tij duke shënuar nga pika e bardhë për 2 me 1.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1183838736142028801
34-vjeçari ka realizuar 5 gola te Sportingu, 118 te Manchester United, 450 në Real Madrid, 32 në Juventus dhe 95 me skuadrën e tij kombëtare duke prekur kështu shifrën prej 700 golave./arbresh.info/
Cristiano Ronaldo – 72′
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...