Më 19 gusht 2017, Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll.
Basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.
Ky ishte një sukses i madh, pasi ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete.
Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën rezultate shumë pozitive.
Ndeshja e fundit në parakualifikime ndaj Estonisë ishte me shumë emocione dhe dramë, ku përballja e zhvilluar në Prishtinë në një atmosferë të jashtëzakonshme përfundoi me fitoren e Dardanëve, që ishin duke humbur në pjesën e parë./kk
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...