Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për sport për vitin 2024.
Qeveria ka ndarë 58 milion euro për sportin në Kosovë, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, shkuran Arbrsh.info.
Ky bugjet kryesisht pritet të ndihmojë Kosovën, në rregullimin e infrastrukturës për Lojrat Mesdhetare që do të zhvillohen në shtetin tonë, në vitin 2030.
“Sivjet morëm lajmin më të mirë në dekada për sportistët tanë, se do të jemi shtet mikpritës për Lojërat Mesdhetare 2030, dhe kjo duhet të përcillet edhe me investimet përkatëse në sport e infrastrukturë për të cilat jemi zotuar. Andaj kemi rritur buxhetin si asnjëherë më parë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i ndarë mbi 58 milionë euro për investime kapitale vetëm për vitin 2024, e trendi njëjtë do të vazhdojë edhe për vitet pasuese, sepse duam t’i tregojmë botës se Kosova po bëhet konkurrent serioz në sport” thuhet në njoftim.
Pritet që gjithashtu të ndërtohet edhe stadiumi nacional i Kosovës, në mesin e shumë investimeve./Arbresh.info/
Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Liban: Përs...
Nis lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh
Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzo...
Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vend...
Kalon projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasuris...
Berisha drejt gjykimit, njihet me përfundimin e hetimeve