Jules Kounde është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi francez aktivizohet aktualisht tek ekipi i Sevillas, por dëshira e tij më e madhe është transferimi te Chelsea.
Megjithatë, Tuttomercatoweb ka zbuluar së fundmi një ofertë që ka ardhur në drejtim të andaluzianëve. Bëhet fjalë për Barcelonën të cilët ishin të gatshëm të ofronin mbi 50 milionë euro për të veshur mbrojtësin me fanellën e katalanasve.
Megjithatë, ka qenë një ofertë e refuzuar nga Sevilla duke marrë parasysh dëshirën e lojtarit. Ai dëshiron të transferohet vetëm në Londër, për të luajtur me Chelsea.
Më parë Kounde ka refuzuar edhe Tottenham për këtë arsye. Ndërkohë që Chelsea pritet të shpenzojnë për të 55 milionë euro plus 5 të tjera bonus në merkaton e ardhshme. Negociatat janë duke u zhvilluar, por ajo që bie në sy është dëshira e mbrojtësit për t’u transferuar në Londër.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...