David Beckham është thjesht një nga njerëzit më të famshëm në planet. I tillë është niveli i famës që ai e ka arritur, duke kapërcyer profilin e tij si një ish- futbollist dhe duke u bërë pjesë e listës A të njerëzve më të famshëm në rruzullin tokësor, përcjellë arbresh.
Falë edhe pamjes së tij të jashtëzakonshme, Beckham është bërë shumë i njohur, i kërkuar, por edhe i pasur, pas një marketingu të mahnitshëm që ai ia ka bërë vetes. Ai ka pasur edhe një karrierë të madhe si futbollist, ku ka luajtur për skuadra të mëdha, si: Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy, AC Milan dhe Paris Saint Germain, si dhe për kombëtaren e Anglisë. Por, çfarë duhet ditur për një superyll, i cili ka të ngjarë që nuk është menjëherë i njohur nga të gjithë? Për këtë edhe mund të lexoni në këtë artikull.
Më poshtë janë 10 gjërat që ju ndoshta nuk i keni ditur për Beckham-in.
Miliona femra në mbarë botën do të dëshironin të jetonin me Beckham-in, por ato mund të ndryshojnë këtë mendim kur të kuptojnë se ai vuan tmerrësisht nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Ky çrregullim i David-it ka të bëjë me atë se gjithçka në jetën e tij duhet të jetë e përsosur, gjë e cila mund të jetë shumë bezdisëse për gruan e tij Victoria dhe katër fëmijët. Ai nuk mund të jetë rehat derisa gjithçka të jetë perfekte, edhe pse ne duhet të supozojmë se ky përkushtim i tij për përsosmëri ka kontribuar në suksesin e tij si futbollist dhe biznesmen, gjë e cila nuk mund të vlerësohet si diçka e keqe.
Vlerësimi i fundit është se Beckham ka rreth 40 tatuazhe në gjithë trupin e tij, duke filluar nga emrat e fëmijëve të tij e deri te numri 23, të cilin e ka bartur në fanellën e Real Madrid-it. Megjithatë, në njërën prej tyre, të cilën ia ka kushtuar gruas së tij të dashur, për fat të keq, është shkruar gabimisht emri i saj: “Victoria”.
Në një intervistë në BBC Radio në vitin 2013, David e ka pranuar se filmi “Armageddon” me Bruce Willis-in e bën atë emocional, derisa e ka pranuar se seritë “Friends” dhe “The Office” e bëjnë atë edhe të qajë.
Ashtu edhe si disa yje të sportit me famë botërore, edhe Beckham e ka luajtur rolin e aktorit. Ai është shfaqur në serialin “Only Fools and Horses”, pastaj në “The man frome uncle” dhe në filmin “Goal”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Tashmë dihet se David bënë shumë punë për bamirësi dhe ajo që ai e bënë është më të vërtetë e jashtëzakonshme. Beckham dhe gruaja e tij e kanë edhe një organizatë, e cila i ndihmon fëmijët e sëmurë dhe të paaftë. Ai, po ashtu, është edhe ambasador i UNICEF-it, pastaj pjesë e organizatave, si: Comic Relief, Elton John AIDS Foundation, Red Cross, Sport Relief, Help for heroes, WildAid dhe të tjera. Beckham, po ashtu, e ka dhuruar pagën e tij si futbollist profesionist kur ai luante për Paris Saint Germain të tërën për bamirësi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...