Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dëshiron që klubi i tij të transferoj pesë lojtarë këtë verë.
Barcelona aktualisht qëndron në pozitën e dytë në tabelën e La Ligas me tre pikë më pak se Real Madridi dhe mediat spanjolle raportojnë se Messi dëshiron të sigurohet që të mos vazhdojnë qëndrimin prapa rivalit të tyre të famshëm edhe sezonin e ardhshëm.
Ai thuhet se dëshiron që Barcelona të përforcoj opsionet e saj me pesë transferimeve të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Argjentinës dëshiron nga gjiganti katalunas të nënshkruaj me një mbrojtës të krahut të djathtë, një mesfushor defanziv, një mesfushor kreativ dhe dy sulmues.
Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin thuhet të jetë opsioni i tij i preferuar për pozitën në mbrojtje.
22-vjeçari është bërë një lojtar kyç te skuadra e trajnerit Arsene Wenger qysh pas largimit nga ‘Camp Nou’ për transferim te Londra veriore gjashtë vite më parë.
Ndërkohë, Philippe Coutinho i Liverpoolit thuhet se është lojtari tjetër që mund të largoj pak presionin nga Andres Iniesta. Ai ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim në Spanjë së fundi, por Jurgen Kloppp dëshiron të mbajë ende në klub reprezentuesin e Brazilit.
‘Don Balon’ raporton se Marco Verratti i Paris Saint Germain dhe Bernardo Silva janë dy perforcimet e preferuara për mesfushë.
Ylli i Monacos, Kylian Mbappe dhe Osumane Dembele i Borussia Dortmundit ose Vinicius Junior i Flamengos janë opsionet e Barçës për sulm./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...