Kosova do të luajë sot (e martë) ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ po shihen si favoritë absolut në letër për të fituar pikët e plota në këtët takim që do të fillojë nga ora 20:45.
Por, kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova do ta ketë përballë këtë kundërshtar pasi janë takuar edhe më herët me njëri-tjetrin.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton më 9 shtator aty ku të besuarit e Franco Fodës u përballën me qipriotët në udhëtim.
Këtë duel Kosova e kishte fituar bindshëm me rezultat 4-0 falë golave të shënuar nga Vedat Muriqi (x2), Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Gjithsej janë zhvilluar tr ndeshje mes Kosovës dhe Qipros dhe tanët kanë bilanc të qind për qind të fitoreve.
Dy takimet tjera datojnë në vitin 2022 po ashtu në Ligën e Kombeve, ku në udhëtim Kosova fitonte me rezultat të pastër 2-0 me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës.
Ndërkohë dueli që ishte luajtur në ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar me rezultat tenistik 5-1 në favor të Kosovës.
Edhe në atë ndeshje spikati Muriqi me dy gola të shënuar teksa ai u ndihmua edhe nga Elbasan Rashani, Donat Rrudhani dhe Florent Muslija që po ashtu gjetën rrjetën./Telegrafi/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...