Në Argjentinë jetojnë për futbollin dhe këtë më së miri e dëshmojnë tifozët e Boca Juniors.
Klubi i famshëm argjentinas ka arritur në finalen e Copa Libertadores ku është përballur me rivalin e përbetuar River Plate.
Në ndeshjen e parë finale dy skuadrat u ndanë në paqe duke barazuar 2-2.
Por barazimi në shtëpi nuk i ka dëshpëruar tifozët e Bocas, përkundrazi i ka shtyrë që ta motivojnë skuadrën edhe më shumë.
Futbollistët e Bocas duke duartrokitur tifozët për mbështetjen e madhe.
Në stërvitjen e fundit të skuadrës në La Bombonera, tifozët ishin të jashtëzakonshëm.
Plot 49 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për ta motivuar skuadrën para ndeshjes së dytë finale.
Stërvitja është zhvilluar me dyer të hapura, ndërsa gjatë gjithë kohës tifozët nuk janë ndalur duke kënduar dhe ndezur fishekzjarre.
Fotot dhe videot nga kjo stërvitje janë bërë virale në gjithë botën që kanë përshëndetur gjestin e tifozëve të Bocas.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...