Numërimi mbrapsht po përfundon për kampionatin Evropian. E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë luhet në disa shtete të ndryshme. Ai do të nisë në romë ditën e premte dhe përfundon në Wembley më 11 korrik.
Evropian pa tifozë nuk ka kuptim dhe nuk krijon asnjë emocion, kështu që UEFA ka vendosur hapjen e pjesshme e diku edhe të plotë të stadiumeve.
Kylian Mbappe është lojtarë me i shtrenjtë që merr pjesë në këtë kompeticion me vlerën 160 milionë euro, ndërsa për sa i përket kombëtareve, vlerën më të madhe e ka Anglia me 1,4 miliard euro.
Skuadra favorite e kompeticionit më të rëndësishëm të kombëtareve në Europë është cilësuar Franca, që është kampionia e botës në fuqi. Gjelat kanë në ekip lojtarë me mjaft talent e eksperiencë dhe me rikthimin e Benzema në sulm, cilësia rritet akoma më shumë.
Kandidatë për trofeun është edhe Portugalia. Kampionët në fuqi po kalojnë një formë të mirë në vitet e fundit. Edhe pse nuk janë në nivelet e tyre më të mira, Spanja dhe Gjermania kanë eksperiencën e duhur për të luftuar për titullin kampion.
Pak Shqipëri do të ketë ky Evropian, pasi një pjesë e mirë e ekipit të Maqedonisë së Veriut përbëhet nga futbollistë me origjinë shqiptare. Vendi fqinj merr pjesë për herë të parë në Evropian së bashku me Finlandën.
Padyshim që kampionati Evropian sjell shumë emocione, por me Shqipërinë do të ishte akoma dhe më i bukur. Emocionet e EURO 2016 shqiptarët do të donin t’i përjetonin edhe një herë tjetër.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...