Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është gjobitur me një shumë prej 45 mijë funtave pasi pranoi akuzat nga Federata e Futbollit të Anglisë për komentet e bëra në lidhje me gjyqtarin Kevin Friend në fillim të këtij muaji.
Ai tha se performanca e Friendit gjatë barazimit 1 me 1 kundër West Hamit ishte ndikuar nga vendimi për të lejuar golin nga LIverpooli, transmeton portali arbresh.info.
“Dëgjova se goli jonë ishte nga pozita jashtë loje. Jam shumë i sigurt se gjyqtari e dinte këtë”, kishte thënë Klopp.
Federata e Futbollit e ka ndëshkuar Kloppin për komentet e tij për shkak se ato “vënë në pikëpyetje integritetin e gjyqtarit dhe/ose janë paragjykime të nënkuptuara”.
Në një postim në rrjete sociale nga një zëdhënës i federatës thuhet: “Jurgen Klopp është gjobitur me 45 mijë funta pasi pranoi akuzohet nga Federata e Futbollit të Anglisë për komentet e bëra pas ndeshjes në ligë të Liverpoolit kundër West Ham United më 4 shkurt 2019”./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën