Stinori vjeshtor në futbollin kosovar përfundon në vikend me takimet derbi, Gjilani – Ballkani dhe Prishtina – Drita.
Shumë skuadra kanë befasuar për të mirë e disa të tjera edhe për të keq këtë sezon, shkruan Gazeta Olle.
Tre janë skuadrat nga Liga e Parë që kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë në këtë gjysmë-sezoni se sa në tërë sezonin e kaluar, ndërsa një ekip vjen nga Liga e Dytë.
Dukagjini e ka bërë këtë në Grupin A duke arkëtuar 26 pikë nga 14 ndeshje, teksa vitin e kaluar si pjestare e Superligës arrinte të grumbullonte vetëm 19 pikë nga 33 takime.
Në Grupin B, sukses fantastik kanë pasur Ulpiana dhe Vitia.
Ulpiana që gjatë gjithë sezonit 2019/20 arrinte të fitonte 22 pikë, këtë vjeshtë e ka kaluar veten për një pikë duke arritur të marrë plotë 23 të tilla në 14 duele.
Vitia ka qenë edhe më e mirë, ajo edicionin e kaluar merrte vetëm 17 pikë dhe po të mos ishte për pandeminë Covid-19 me gjasa të mëdha do të rrëzohej nga liga, por këtë sezon kanë pasur rezultate fantastike dhe pas 14 xhirove të vjeshtës numërojnë 23 pikë dhe renditën në pozitën e tretë në tabelë.
Skuadra e fundit në këtë listë i përket Ligës së Dytë.
Bëhet fjalë për KF Rahovecin e cila poashtu shpëtoi pa rënë në Ligën e Tretë falë pandemisë.
“Vreshtarët” kanë shfaqur fytyrë krejt tjetër këtë sezon megjithatë, duke marrë 32 pikë nga 15 takime dhe duke qenë një nga kandidatët për inkuadrim në Ligën e Parë./Arbresh.info/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...