Futbollisti kosovar në radhët e Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol në ndeshjen kundër Skocisë.
Shaqiri ka realizuar në minutën e 26-të me një gjuajtje të shkëlqyeshme nga distanca, duke barazuar shifrat në 1:1.
Në fakt, skocezët u ngatërruan në gjysmëfushën e tyre dhe topi përfundoi me një pasim të keq te Xherdan Shaqiri. Dhe në raste të tilla Shaqiri bën atë që mund ta bëjë vetëm ai. E merr topin me një prekje dhe e ngulit atë në këndin e sipërm të majtë me një gjuajtje bombastike.
Ky është goli i 32-të i Shaqirit në fanellën e Zvicrës. Me golin e sotëm kundër Skocisë, ai bëhet lojtari i parë që ka shënuar në tre kampionatet e fundit evropiane dhe në tre botëroret e fundit.
Skocezët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me autogolin e Schar./rtk/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë