Gjatë ditës së sotme, xhudistët nga Kosova, Nora Gjakova dhe Distria Kransiqi dhe trajneri Driton Kuka kanë qëndruar në Shqipëri ku edhe janë dekoruar me medalje “Nderi i Kombit” nga Presidenti ilir Meta.
Trajneri Driton Kuka me anë të një postimi ka bërë të ditur se gjatë ditës janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
“Ditën e përfunduam në takim me Kryeministrin Shqiptar!”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Kosova ka fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në “Tokyo 2020”.
Medaljen e parë e siguroj Distria Kransiqi kurse të dytin Nora Gjakova.
Kosova tashmë ka tre medalje të arta Olimpike.
Medaljen e parë olimpike për Kosovën e ka fituar Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...