32 bursistë do të mbështeten me 150 euro në muaj nga KOK-u

16:12 | 19 Prill 2023
Orgesa Haziri

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratë me 32 bursistë për “Shpresat Olimpike”.

Bursistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj gjatë vitit 2023.

Numri i bursistëve është rritur që nga viti i kaluar, ku më parë kanë qenë 25 dhe këtë vit janë 32.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka thënë se atletët kanë potencial për të ardhmen.

“Bursistët, që vijnë nga 17 federata sportive olimpike, janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa të gjithë këta vlerësohen që kanë potencial për të ardhmen”, deklaroi presidenti Krasniqi.

Lista e bursistëve

Fatjona Kasapi (xhudo)

Muharrem Hyseni (xhudo)

Rios Kuka (xhudo)

Suela Canolli (boks)

Loris Idrizi (boks)

Sara Susuri (atletikë)

Granit Ahmeti (atletikë)

Olti Bytyqi (atletikë)

Omer Azemi (çiklizëm)

Valëza Rama (gjimnastikë)

Vilëza Zeqiri (gjimnastikë)

Elvis Çitaku (gjimnastikë)

Fleta Deçani (kajakim)

Fatih Karabaxhaku (pingpong)

Shega Hashani (pingpong)

Ndriçim Raçi (shenjëtari sportive)

Genc Isufi (triatlon)

Drin Kokaj (skitari)

Lirika Deva (skitari)

Klos Vokshi (skitari)

Egzon Xhoni (mundje)

Valmir Gllareva (shigjetari)

Denis Bllaca (taekwondo)

Mal Sahiti (taekwondo)

Mal Gashi (not)

Vesa Gjinaj (tenis)

Aja Broqi (tenis)

Megi Bislimi (volejboll)

Etna Rexhepi (basketboll)

Merisa Bilalli (basketboll)

Olsa Tahiri (basketboll)

Yllza Uka (basketboll)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm