Trepça ’89 ka arritur të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë, në ndeshjen që u luajt në Mitrovicë kundër Gjilanit të Ismet Munishit.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të Gjilanit, por me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, Trepça ’89 ka arritur që të kthejë rezultatin në favor të saj.
Të dy golat për Trepçën ’89 i shënoi lojtari Arbnor Muja.
Ky rezultat i siguron ’89-shit një vend në Superligën e Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm./arbresh.info/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu