“Citizens” do të mundohen ta transferojnë yllin portugez, i cili po mendon të largohet nga Atletico Madridi
Manchester City është futur në garë për transferimin e Joao Felixit.
Ylli portugez nuk është i kënaqur në Atletico Madrid, ku nuk ka arritur të lërë gjurmë.
Thuhet se ia nuk ka raporte të mira me trajnerin Diego Simeone.
Për këtë arsye, mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Benficës dëshiron të largohet nga “Los Colchoneros”.
Dhe, mediumi “Fichajes” raporton se “Citizens” do të tentojnë ta transferojnë përfaqësuesin portugez verën tjetër, përcjell “Gazeta Express”.
Atletico i kishte shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për ta transferuar super-talentin.
Prandaj, klubi spanjoll nuk do ta shiste lojtarin për një shifër më të ulët se 80 milionë euro.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...