Google ADS

E treta e vërteta, Ballkani nis projektin për titull, me drejtor, trajner e lojtarë të ri

10:56 | 6 Korrik 2021
A Z

Skuadra nga Suhareka, Ballkani e ka seriozisht provën për titull. Me drejtor, trajner e lojtarë të ri, Ballkani do të nis Superligën me ambicie të qarta, titullin kampion.

Ekipi ëshë rikthyer në stërvitje nën urdhërat e trajnerit të ri, Bekim Isufit.

“Ekipi i është rikthyer ditën e djeshme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2021/22. Me ndryshime të pakta në merkaton e verës, skuadra ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Bekim Isufi i cili do të jetë timonieri i skuadrës.

Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri, drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe Drejtori i përgjithshëm i klubit, Shyqyri Hoxha – Lindi.

Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha” thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Të ngjashme