Google ADS

Anglia shqyrton kthimin e tifozëve në tribunë

23:33 | 29 Mars 2021
V. S.

Rikthimi i publikut në stadiume për ndeshjet e Kampionatit Evropian të ardhshëm. Ky është qëllimi i qeverisë angleze në funksion të turneut continental, që fillon në qershorin e ardhshëm.

Pas zbutjes së kufizimeve anti-Covid në sportet në natyrë, tani hipoteza në shqyrtim është gjetja e një zgjidhje që lejon tifozët, megjithëse në një përqindje të reduktuar, të kenë akses në objektet për të marrë pjesë në ndeshje.

Sipas “Times”, qeveria e Boris Xhonsonit shqyrton mundësinë e lejimit të hyrjes në stadiume për ata që tashmë janë vaksinuar ose, përndryshe, mund të demonstrojë se ata i janë nënshtruar një tamponi të shpejtë (Lateral Floë Test) që vërteton negativitetin ndaj Covid-19./alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme