Kevin De Bruyne është njëri nga katër lojtarët e Manchester Cityt që mund të rikthehen në ndeshjen ndaj Watfordit të shtunën.
Reprezentuesi belg ishte jashtë fushave të blerta për shkak të koronavirusit, por tani është rikthyer në stërvitje, teksa edhe Gundogan, Stones dhe Walker që munguan ndaj Aston Villas janë gjithashtu të gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola deklaroi se klubi po ballafaqohej me një gjendje emergjente para ndeshjes së mesjavës, pasi lojtarët ishin të lënduar, me grip dhe me suspendime.
Ajo gjendje duket se tani ka kaluar, me organizatorin el ojës, De Bruyne që pritet ta udhëheqë ekipin në “Vicarage Road”, shkruan Gazeta Express.
Tani vetani vetëm Ferran Torres mungon për shkak të lëndimit që e ka pësuar në tetor.
Guardiola tha: “Përveç Ferranit, të gjithë janë gati të udhëtojnë për në Londër. Është shumë më mirë. Unë thashë para ndeshjes kundër Aston Villa ne kemi nevojë për të gjithë dhe është shumë më mirë t’i kemi të gjithë.”
Tri skuadrat e para në Premier League, Chelsea, City dhe Liverpool kanë krijuar një distancë nga pjesa tjetër gjatë dy javëve të fundit, por Guardiola është i kujdesshëm ndaj Watford.
Trajneri i ri Claudio Ranieri, që udhëhoqi Leicesterin drejt titullit të Premierligës në vitin 2016, ka sjellë entuziazëm të ri në klub dhe ata arritën një fitore mahnitëse 4-1 ndaj Manchester United dy javë më parë./arbresh.info/
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...