Granit Xhaka është duke e kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin.
Ylli kosovar po e udhëheq me sukses ekipin e tij drejt titullit historik të kampionit në Gjermani.
Dhe, numrat dhe statistikat e përfaqësuesit zviceran po tregojnë se ai bëri veprim të duhur kur vendosi të largohej nga Arsenali, shkruan “Gazeta Express”.
Bundesliga e ka publikuar sot tabelën e lojtarëve me më së shumti pasime të kompletuara brenda një ndeshjeje dhe në këtë listë prin pikërisht futbollisti kosovar.
Xhaka e ka një mesatare prej 160 pasimesh të kompletuara për ndeshje, ndërsa prapa tij gjendet Minjae Kim i Bayern Munichut me 152.
Bashkëlojtari i Xhakës, Exeuiel Palacios e mbyll podiumin me 144 pasime të kompletuara për ndeshje.
“Granit Xhaka është maestro i pasimeve në këtë sezon”, ka shkruar Bundesliga në faqen e saj zyrtare në Instagram.
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...