Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka ndarë shpërblime shtetërore për xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka.
Ministri Çeku tha se, suksesi olimpik na obligon që të ju shpërblejmë sepse është arritje shtetërore dhe moment krenarie për të gjithë ne.
Ai tha se xhudistja, Majlinda Kelmendi të shpallet përson me merita të veçanta në mbledhjen e rradhës të Qeverisë.
“Është kënaqësi me ju pas këtu sot ju. Potenciali është edhe më i madh se sa që është arrit deri më tani. Suksesi olimpik na obligon qe të ju shpërblejmë sepse është arritje shtetërore moment krenarie për të gjithë ne. Ka qenë mërit e individëve qe dihen me emra dhe i falënderojë dhe kjo na vë në lëvizje qe tani e tutje të jemi me të vëmendshëm për mbështetjen që ju ofrojmë sportistëve tanë. Qendra nacionale në Pejë u inaugurua dje do të ketë investime të reja atje, do të jetë një kompleks sportiv. Ky kompleks vit pas vitit do të shndërrohet, po besojmë që nuk do të ndalemi me kaq. Ne mendojmë që Majlinda Kelmendi të shpallet person me merita të veçanta në mbledhjen e radhës do të propozohet ky vendim i ministrisë për Majlinda Kelmendi”, tha ai.
Trajneri Driton Kuka tha se, shteti ynë përfitoj përmes xhudos një imazh shumë të mirë dhe jam i kënaqur për ndërtimin e sallës nacionale për sportistët tanë.
“Pjesa më e bukur kjo që the është vizioni për të ardhmen për ndërtimin e sportit te xhudos në vendin tonë. Shteti ynë përfitoj përfitoj përmes xhudos një imazh shumë të mirë. Sporti po ec më shumë në vendin tonë se sa politika. Në vendet që se kanë njohur Kosovën kemi pasur raste ta prezantojmë Kosovën. Jam shumë i kënaqur për përfundimin e Qendrën Nacionale ka qenë në kohë rekord dhe kjo më bënë mu ndje jashtëzakonisht mirë dhe tani po marrim frymë më mirë”, tha ai.
Xhudistja, Nora Gjakova tha se është e lumtur për mbështetjen që merr nga kjo ministri.
“Gjithmonë e kemi ndje mbështetjen e Ministrisë normalisht sot kemi ardhë mu shpërbly për atë që kemi arritur”, tha ajo.
Xhudistja, Distria Krasniqi tha se është një ndjenjë e mirë kur shpërblehesh nga vendi ytë.
“Është ndjenje e veçantë kur e dinë që mundi ytë shpërblehet nga shteti ytë”, tha ajo.
Ndryshe, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë rrëmbyen medaljen e artë në Olimpiadën e Tokios gjatë këtij viti./arbresh.info/
?#LIVE Ndahen shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...