Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është deklaruar për herë të parë pas transferimit të Lionel Messit.
Argjentinasi zyrtarisht është lojtar i PSG-së, me të cilët ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër.
Al-Khelaifi e ka mirëpritur Messin në “Parkun e Princave” dhe ka deklaruar se është i lumtur që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka zgjedhur skuadrën e tij.
“Jam i gëzuar që Messi zgjodhi të bashkohet me PSG-në. Ambiciet e klubit mbeten të njëjta. Ardhja e Leos në skuadrën tonë me yje botërore konfirmon se duam vetëm sukses”.
“Se bashku me trajnerin tonë të shkëlqyer dhe stafin, do shoh përpara për skuadrën që do bëjë historinë për të gjithë, tifozë nga e gjithë bota”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Messi nesër do flet në konferencë për shtyp me fillim nga ora 11:00./Lajmi.net/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...