Google ADS

25-vjeçari i Realit mund të mbyllë karrierën prej problemeve me zemrën

07:31 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Prej pak ditësh futbollisti i Realit të Madridit mësoi se vuante nga një sëmundje në zemër, e cila do e shkëpuste për pak kohë nga fusha e blertë.

Fillimisht u cilësua si një sëmundje e cila origjinën e kishte nga gripi, por nuk paska qenë e tillë për Dani Carvajal. Mbrojtësi më i mirë në botë për krahun e djathtë mund të mbyllë karrierën e tij para kohe si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Kardiologu i cili po merret me mjekimin e tij tha: “Problemi në zemrën e Carvajal është shumë i rrezikshëm për një futbollist. I duhet një kohë e gjatë pushimi ose ndoshta të tërhiqet nga futbolli”.

Ky është një lajm i tmerrshëm jo vetëm për Realin e Madridit, por dhe botën mbarë pasi Carvajal shikohet si një nga mbrojtësit më me perspektivë për të ardhmen pasi është një titullar i padiskutueshëm te Real Madrid. Ai ka fituar 3 Champions League dhe është vetëm 25 vjeç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme